E rrahu keq boksierin serb, Patriot Behrami rrëfehet pas kthimit nga Antalia

Boksieri kosovar Patriot Behrami ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik që është mbajtur në Antalia të Turqisë.

Ai në meçin e parë në këtë eveniment u ballafaqua me boksieri nga Serbia Milan Brankovic ku gjatë tre raundeve arriti ta rrah serbin për ta mposhtur bindshëm.

Në fund të këtij kampionati, Behrami u stolis me medaljen e bronztë, derisa për këtë sukses është shprehur tejet i lumtur.

“E kam pritur medaljen e artë, por kam pasur më pas një lëndim, që u shfaq ndaj serbit dhe më pas ndaj turkit”, ka thënë Behrami në ‘Arena Sportive.

“Unë kam pasur lufta të forta këtë, dhe jam ndarë shumë i kënaqur me këtë vit, dhe shpresoj që ta kaloj këtë lëndim”, vlerësoi Behrami.

“Tani nuk kemi gara deri më 20 janar. Është hera e parë që marrë medalje në Kampionatin Ballkanik”, shtoi ai.

Ndryshe, në Kampionatin Ballkanik kanë marrë pjesë 11 shtete.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia morën pjesë në këtë garë.