“E rëndë të them lamtumirë, me fal se më tradhtuan lotët”, kolegu kujton policin e vrarë në Zhur

Mes dhimbje të madhe ka kujtuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Hoti, policin Sami Thaqin, i vrarë mbrëmë gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit.

Hoti ka thënë se “janë bërë vëllezër nën armë, vëllezër nën uniformë. Plot 14 vite vite krenari e situata të rrezikshme”.

Statusi i tij pa ndërhyrje.

Sa e sa kujtime të bukura kisha me ty , puna jote ,sjelljet e tua ,profesionalizmi ytë ishte i pa shoqë,e mbaj mendë si sotë në vitin 2005 kur u takuam për herën e parë o Zot më ofrove jo veq shoqri të sinqert por u bëre më shumë se shokë u bëmë Vllezer nën armë,Vllezer në Uniformë ,plotë 14 vite krenari plot 14 vite shoqëri sa e sa situata te rrezikshme kaluam bashkë por ishe ti që të kisha krahun e djathtë te besoja pa rezervë sepse puna jonë ndërlidhet me besimin e ti e kishe Besimin ,Trimërin dhe modestin sepse njerzit e mëdhenjë si ti jan Modest .
E randë të them sot Lamtumirë me falë se më kanë tradhtuar Lotët??? .
HEROI IMË SAMI THAQI pusho i qetë në dheun e Shqiponjave që e deshte aq shumë ne shokët e tu uk do të dorzohemi para matrapazëve e kriminelve por Betohemi se nuk do të ken vend në Kosovë .
LAMTUMIRË SHOKË/VËLLA ..