E rëndë: Humb jetën 53-vjeçari që u godit nga vetura para 1 jave në Fushë Kosovë

Më 9 prill rreth orës 21:37, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes nga vetura, këmbësori 53 vjeç ka pësuar lëndime dhe më pas është dërguar në QKUK.

Viktima për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Siç mëson Sinjali, veturën që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke e vozitur një grua (emër i njohur për redaksinë) dhe shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë.