Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Një foshnje 6 muajsh ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në një banesë private në lagjen ‘Ali Demi’.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit e cila ka marrë flakë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se foshnja është nxjerrë nga shtëpia me shenja jeta, por ka ndërruar jetë në spitalin pediatrik në Tiranë.
Foshnja ka qenë në shtëpi me gjyshen e tij, pasi e ëma nuk ndodhej aty. Mësohet se gjyshja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy zjarrfikëse kanë mundur t’i shuajnë flakët që ranë në banesë gjatë natës, ndërsa dy prej punonjësve të zjarrfikëses u asfiksuan, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.







