E pyetur nëse është xheloze pasi ndodhet në çdo koncert të Shpatit, Selvije Jao: E ke ngatërruar xhelozinë me mbështetje

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, pak javë më parë është martuar me bukuroshen nga Gostivari, Selvije Jao.

Të njëjtit janë së bashku gjatë gjithë kohës madje partnerja e tij është e pranishme në thuajse çdo koncert të artistit.

Ajo së fundmi i ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Selvije Jao (Foto: Instagram)

“A je shumë xheloze që në çdo koncert të Shpatit je prezente?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

“E ke ngatërruar xhelozinë me mbështetjen e dashur. Kush nuk do të dëshironte që të jetë tek Shpati në koncert? Normal që nuk do të lëshoja asnjë mundësi duke u kënaqur me atmosferën që veç Shpati di ta krijoj me atë zë”.

“Shpati më ka si shoqe shumë të ngushtë pikë së pari”, ka thënë ajo.