E pranoi se e rrahu gruan, por Sadat Fejzi dyshohet se e dhunoi edhe vajzën e saj 14-vjeçare

Policia e Kosovës e ka vënë dje në kërkim Sadat Fejzin, që dyshohet për veprën penale “dhunim”. Ai dje deklaroi se gruas së tij “ia ka dhënë vetëm disa shuplaka”, por nuk e ka dhunuar. Kjo nuk është e tëra lidhur me këtë rast. Sinjali mëson se në shtëpinë e tyre, në Mogillë të Kllokotit, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme.

Sadat Fejzi, dyshohet se përveç që ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, e ka dhunuar edhe vajzën e saj, të mitur, të cilën gruaja e tij e kishte nga një martesë e mëhershme. Sinjali ju sjellë detaje të reja, për këtë rast të trishtë, për të cilin i dyshuari ende nuk është kapur, edhe pse u denoncua në Polici, që dy javë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe ka njoftuar se Sadat Fejzi gjendet ende në arrati, pasi dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.  Fejzi dyshohet se e ka dhunuar vajzën e gruas së tij, të moshës 14-vjeçare.