Ish-presidenti i klubit turk, Ankaragucu, Faruk Koca u dënua me tre vjet e shtatë muaj burg për një përplasje fizike me një gjyqtar në dhjetor të vitit të kaluar.
Koca u ndalua gjithashtu të angazhohej në të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin.
Ai sulmoi Halil Umut Melerin, arbitrin e ndeshjes së ligës mes Ankaragucu dhe Rizespor.
Ai e goditi me grusht në kokë pasi sinjalizoi fundin e lojës. Disa tifozë u vërsulën dhe e rrahën gjyqtarin ndërsa ai ishte shtrirë në fushë. Për shkak të këtij incidenti, kampionati turk u ndërpre për dy javë.
Pak ditë pas incidentit, Koca u largua nga zyra e presidentit Ankaragucu.
Ai shprehu keqardhjen për sulmin, por gjithashtu mohoi se e kishte kërcënuar me vdekje gjyqtarin Meler, për të cilin edhe akuzohej.
Për shkak të sulmit, ai u përjashtua nga futbolli turk dhe Ankaragucu u gjobit me dy milionë lira turke (rreth 53 mijë euro) dhe luajti pesë ndeshje pa spektatorë.







