E pazakontë: Sulmohet një person në Prishtinë nga një i panjohur që i prezantohet si polic

Një person ka njoftuar Policinë se është sulmuar nga një person i panjohur i cili i është prezantuar si polic, raporton Ballkani.info

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 19.04.2021-1500. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga një peron i panjohur i cili iu është prezantuar si polic. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.