E parkoi veturën para kontejnerëve, banorët e lagjes në Prishtinë ia mbushin me bërllok
Një qytetar në Prishtinë e ka bllokuar hapësirën e kontejnerëve, duke e parkuar veturën e tij.
Banorët e lagjes të cilët nuk kanë mundur të depërtojnë deri te kontejnerët, kanë gjetur një ‘zgjidhje’ për hedhjen e mbeturinave.
Ata i kanë vendosur qeset me bërllok mbi veturën e qytetarit.
Fotoja është shpërndarë në Facebook nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, përmes së cilës qytetarët e Prishtinës adresojnë problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë..