E papritur: Liverpool nuk luan në ‘Anfield Road’?

Ndeshja vendimtare që do të mund të përcaktonte titullin e Premierligës mund të luhet në një stadium neutral.

Premierliga pas një takimi të gjatë ka vendosur për rifillimin e sezonit nga 13 qershori, me Liverpool që është vetëm dy fitore larg titullit të parë pas 30 vitesh.

Policia ka njoftuar se nuk do të paraqiste problem që skuadrat t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në stadiumet e tyre, përjashtim të disa ndeshjeve të nivelit të lartë, të cilat do të ishte më mirë të luheshin në stadiume neutrale.

Pjesë e kësaj çështje janë ndeshjet e Liverpool, të cilët janë pranë titullit të Premierligës.

Për t’i ikur grumbullimit të tifozëve para ‘Anfield Road’, mund të vendoset që Liverpool ndeshjet si vendos t’i luajë në stadiume neutrale.

Në stadium neutral mund të luhet edhe derbi Everton  – Liverpool, ndeshje e cila është paraparë të luhet në xhiron e parë pas rifillimit të Premierligës./