E papritur! Jose Mourinho do të shkarkohet në vikend

Jose Mourinho dhe Manchester United duket se kanë ndarë rrugët mes vete.
Sipas raportimeve të fundit, portugezi pritet të shkarkohet në fund të kësaj jave.

Nuk ka rëndësi rezultati që “djajtë e kuq” do ta arrijnë ndaj Newcastle, shkarkimi duket të jetë i pashmangshëm.

Arsyeja duket të jetë humbja e besimit të Mourinhos nga bordi drejtues.

“Mirror” raporton se Mourinho do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Newcastle.