E pahijshme: Flia, buka, kafeja e çaji hidhen nga ballkoni i banesës në veturat e qytetarëve

Të jetuarit në një komunitet ka disa rregulla të caktuara të cilat duhet me doemos të respektohen.

Një ndër kryesoret është edhe mbajtja e pastërtisë së hapësirave publike.

Por ndryshe po ndodh në një nga lagjet e kryeqytetit.

Një qytetar i Prishtinës është ankuar në një nga grupet e qytetarisë aktive në Facebook, se i janë hedhur mbetjet e ushqimeve mbi veturën e tij.

Sipër veturës shihen ushqime si fli e feta buke dhe kafe e derdhur nga lart.

Bekim Hasani thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo dhe nuk di se çfarë të bëjë që kjo të ndalet.

“Edhe kete mengjes kojshia e kish shtru mi kerr!  Nuk mund ta imagjinoj nivelin e edukates qe dikush mund ta kete per me bo nje gjest te tille. Nuk eshte hera e pare edhe hic spo di a ka ndonje menyre me e parandalu”, ka shkruar ai në Network Prishtina.

Por përveç Hasanit, ka edhe qytetarë të tjerë të cilët ankohen se në po të njëjtin vend kanë hasur në të tilla probleme.

“Lokalin qaty afer e kom edhe gjygymin e qajit para 4-5dite mi kerr temin te derdhum e kom pa ktastrof bash ne te njejtin ven”, shkruan Adonis Mulaku në NP.

E nga qytetarët kanë ardhur shumë komente të cilët propozojnë mënyra të ndryshme për ta parandaluar një sjellje të tillë në qytet.