Ballkani ka pasur një rast shumë të mirë të kalojë në epërsi ndaj skuadrës malteze, Hamrun, por ka qenë Lindon Emërllahu ai që ka dështuar të shënojë nga pika e bardhë.

Ballkani fitoi penallti kur Karrica u pengua n ë zonë por në minutën e 21-të Emërllahu lëshoi rast të mirë për t’i dhënë epërsi skuadrës së tij në rrethin e dytë në ndeshjen e Conference League.