E pabesueshme, por e vërtetë/ Kundërshtari i Kosovës s’ka fituar që nga viti 2004

Kombëtarja e Kosovës sot luan kundër një nga shtetet më të dobëta në histori të futbollit, San Marino.

‘Dardanët’ dalin në fushë sot nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, për ta zhvilluar miqësoren e parë të këtij muaji (qershor).

Golin e fundit ata e shënuan më 16 nëntor të vitit 2019 në humbjen 1 me 3 kundër Kazakistanit. Por a e dini se kur e arritën fitoren e fundit?

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. San Marino s’ka fituar që nga viti 2004. Fitoren e fundit ky shtet e arriti në miqësoren e 28 prillit 2004, kundër Leichtenstein me rezultat minimal 1 me 0.

Madje, ajo ishte fitorja e vetme e San Marinos në histori.

Humbja më e thellë që San Marino e pësoi – ishte ajo e vitit 2006, kundër Gjermanisë. Ata u mposhtën në kualifikimet për EURO me rezultat 13-0.