E pabesueshme: Kompanitë gjermane në Serbi i kanë të punësuar 60 mijë njerëz

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.

Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë.

“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.

“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Vuçiq tutje ka thënë se me ministrin gjerman ka pasur bisedë të mirë, duke shtuar se shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë ishtë 4.9 miliardë euro dhe se këtë vit do të shkojë mbi 5 miliardë.

Ai ka thënë se Gjermania është investitori më i madh në Serbi, ku punëson 60 mijë njerëz.

“Besoj se do të ketë edhe më shumë investime në të ardhmen. Raportet tona bilaterale janë në rregull, përveç Kosovës, ku ata e njohin si shtet të pavarur, e ne jo”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/