E pabesueshme çfarë thotë babai i Khabibit për të birin

Abdulmanap Nurmagomedov është shprehur i vrazhdë ndaj djalit të tij pas incidentit që ndodhi në T-Mobile Arena dhe ka premtuar se do ta qortojë të birin e tij.

Rezultati final ishte rundi i katërt, kur Conor McGregor u detyrua ta dorëzojë meçin pasi Khabibi Nurmagomedov e shtrëngoi fort në fyt duke mos e lëshuar, transmeton Gazeta Express.

Khabibi e dominoi plotësisht dy herë kampionin në këto katër runde.

Megjithatë, pas fitores, Khabibi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke u vërsulur drejt ekipit të McGregorit, të cilët i sulmoi. Në konferencë për media pas meçit, Khabibi shpjegoi se i sulmoi ata pasi ishte ndier i ofenduar nga komentet e tyre për fenë dhe kombësinë e tij.

“Do ta qortojë shumë atë. E kam paralajmëruar. Për mua, disiplina është e para”, tha babai i Khabibit për Ren Tv.

“Mund të bësh çfarë të duash brenda tetëkëndëshit, mirëpo jashtë tij ka njerëz civil, gra, fëmijë. Në këtë pjesë situata duhet të jetë e qetë”.