E PABESUESHME: Alessia Demaçi – heroina e vazhdimit të The Fifty Shades of Grey

Trilogjia The Fifty Shades of Grey (Pesëdhjetë Hijet e Grejit) është fenomen letrar.

Gjithsej është shitur në 125 milionë ekzemplarë në tërë botën, ndërsa filmat e xhiruar në bazë të tyre kanë fituar 1.3 miliardë dollarë.

Mirëpo, vepra e re e autores E.L. James, The Mister (Zotëria), do të jetë jashtëzakonisht e veçantë për lexuesit shqiptarë.

Heroina kryesore e librit quhet – Alessia Demaçi !!!

The Mister ka të bëjë me xhentëlmenin aristokrat Maxim Trevelyan dhe me Alessia Demachi, e cila përshkruhet si “zonjushë e re, misterioze dhe me histori të rrezikshme, e talentuar për muzikë dhe shumë e bukur, e cila rishtas ka ardhur në Angli”, njofton Klan Kosova.

Është romancë bashkëkohore, e cila zhvillohet në Londër dhe në Europën Lindore.

“Jam shumë e emocionuar që t’ia jap botës këtë romancë të re pasionante. Është rrëfim për të Përhiturën e shekullit 21. Maxim dhe Alessia më kanë udhëzuar në një rrugëtim fascinant dhe shpresoj që lexuesit e mi do të ngazëllehen me përrallën e tyre drithëruese dhe seksuale, dhe njëjtë sikurse unë gjatë shkrimit, të bien në dashuri me ta”, ka deklaruar E.L. James.

(Videon e intervistës interesante nga shtëpia e saj mund ta shikoni duke klikuar KËTU)

Ideja kapitullit të ri në The Mister duket e ngjashme me lidhjen romantike dhe eksperimentimet seksuale të Anastasia Steele dhe Christian Grey në trilogjinë Fifty Shades of Grey.

The Mister do të publikohet më 16 prill.