Isa Boletini

“E njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës”, Haradinaj me homazhe te varri i Isa Boletinit për 28 nëntor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini për nder të Ditës së Flamurit shqiptar.

Haradinaj ka thënë se heroin Isa Boletini e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës dhe se ai ishte gjithmonë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve.

“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve!”, ka thënë Haradinaj.