Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28 vjetorin e rënies së tyre.

Buja në këtë përvjetor, të dy i kujtoi më veçantë, duke ndarë nga kujtimet e tij, sekuenca që i kishin mbetur teksa rrugëtonin bashkë nga Shqipëria në Kosovë.

“I kujtoj me shumë mall shakatë gjatë atij rrugëtimi, sidomos kur Fehmiu mbetej në borë me këmbët e tij të gjata, apo unë në anën tjetër nga pesha ime e madhe! Nuk e harroj kurrë buzëqeshjen e Fehmiut kur e ngacmonim për Xhevën, duke i thënë se ajo ishte shënjestare më e mirë se ai me armë. Ai vetëm buzëqeshte… dhe ajo buzëqeshje për mua ka mbetur përgjithmonë një buzëqeshje lirie.

Xhevë Lladrovcin, atë trimëreshë të madhe, e kujtoj po ashtu nga ai rrugëtim. Ajo ma qepi një gjoksore për karikatorët e automatikut, nga një thes konopi, të cilën e mbajta në fillimet e luftës çlirimtare. Ishte një gjë e thjeshtë, por sot për mua është një kujtim i jashtëzakonshëm, një copëz e asaj kohe dhe e asaj rruge që e bëmë bashkë drejt Kosovës”, tha Buja.

Buja gjithashtu shtoi se sot, kur kanë kaluar8 vitesh, emrat e tyre janë ende të gjallë dhe do të mbeten të tillë për sa kohë të jetojë Kosova për të cilën ata dhanë jetën.

“Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi e Xhevë Lladrovcit!”, shtoi ndër tjera.