Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti kishte shqetësuar një vajzë duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 22 korrik 2022, derisa i dyshuari është arrestuar të shtunën.

“NGACMIM/Sh. Lubizhdë, Prizren 22.07.2022. Më datë 23.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili dyshohet se në vazhdimësi e kishte shqetësuar viktimën femër kosovare, duke i shkruar mesazhe nga adresa të ndryshme në rrjete sociale.

Policia ka njoftuar më tej se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info