Kombëtarja e Gjeorgjisë shënoi fitore 2:0 ndaj Portugalisë duke shkruar historinë me kualifikim tutje në Euro 2024.

Khvicha Kvaratskhelia ishte heroi i kësaj ndeshje, duke shënuar një gol.

Kur përfundoi ndeshja, lojtari i Napolit filloi të festonte me bashkëlojtarët e tij, por në fakt festën e tij e ndali në gjysmë.

Ai u ndal dhe shkoi drejt Cristiano Ronaldos për ta përshëndetur.

Ylli portugez ia dha fanellën e tij më pas, duke e bërë të lumtur Kvaran, i cili është tifoz i madh i Ronaldos.

🤗 Wait for it…

Kvaratskhelia x Cristiano Ronaldo#EURO2024 pic.twitter.com/fkT4Qxk3wK

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 27, 2024