Ide gjeniale

E mposhti Arsenalin – Aston Villa i shkruan Dua Lipës: Ne kemi fituar 15 ndeshje radhazi në Premierligë

Sonte Aston Villa e tregoi vetën ndaj Arsenalit, duke mposhtur skuadrën e trajnerit Arteta minimalisht, por që arritën t’ia pamundësojnë vendin e parë në tabelën e Premierligës.

Nga gëzimi i madh për këtë fitore, faqja zyrtare e Aston Villës ka bërë një veprim mjaft interesant në platformën ‘X’.

Aston Villa i ka shkruar yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipës në numrin që ajo publikoi tre ditë më parë në llogarinë e saj në ‘X’.

Në mesazhin dërguar këngëtares shkruant: “Ne kemi fituar pesëmbëdhjetë ndeshje radhazi në Premier League në Villa Park”.

Me këtë fitore, Aston Villa ka vendin e tretë në tabelë me 35 pikë, një më pak se Arsenali që është në vendin e dytë me 36 dhe se Liverpooli që mbanë kreun me 37.

Kujtojmë se Dua Lipa vendosi ta publikojë numrin e saj që fansat të mund t’i dërgojnë mesazh përmes WhatsApp për t’iu bashkuar komunitetit të Dua Lipës dhe për të mësuar më shumë për yllin e tyre të preferuar.

Kur dikush dërgon mesazhe në numrin që këngëtarja ka postuar, ata marrin një përgjigje të automatizuar duke i mirëpritur në komunitet.