Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Prishtinë një femër ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur me veturë nga e dyshuara femër e mitur.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 08.10.2022. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info







