“E mbroj me gjak pronën” Pas banorëve të Astirit, qytetarët e Shkozës nisin protestat
Jo vetëm banorët e Astirit në Tiranë, por edhe ata në Shkozë kanë nisur protestat kundër qeverisë së majtë.
Pjesa tjetër që do të preket nga projekti i Unazës së Madhe do të jetë zona e Shkozës. Edhe atje qytetarët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë dhe se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të prishen.
“Jemi 20 veta në shtëpi, tre kurora. Një vëlla më ka vdekur dhe janë tre jetime në shtëpi. Më ka ardhur zarfi para 25 ditësh, vetëm thuhet që jemi përjashtuar nga legalizimi. Duhet të vijë legalizimi dhe të sjell zarfin zyrtar, që shtëpia ime do prishet që ne të jemi me dokumente të shkojmë në gjykatë të ankohemi, të kemi dhe në të drejtë ankimi. Ky projekt është bërë qëllimisht që të prishen shtëpitë, Lana ka qenë shumë larg prej këtej dhe ata e kanë devijuar projektin. I them kryeministri që të vej dorën ne zemër, se ai ka kalamaj vet. Unë do ta mbrojë pjesën time me gjak”,tha Petrit Duke për News24.