E la gruan dhe djalin në Ukrainë dhe shkoi për të festuar: Ukrainasi mbetet i bllokuar me 15 vajza në Qipro

Vitaly Grechin nga ngecur në Qipro nën shoqërinë e 16 vajzave. Ai la gruan dhe fëmijët e tij në Ukrainë për të shkuar të argëtohej për ditëlindjen e tij. Tani ai thotë se është i tronditur nga situata.

Playboy dhe investitori amerikan me origjinë ukrainase, i njohur më së shumti si lideri i ‘skuadrës së të pasmeve’, Vitaly Grechin ishte arrestuar më parë në Duabi për shkak të xhirimeve me disa skena nudo.

“Erdhëm këtu për të festuar ditëlindjen time. I ftova vajzat, kaluam shumë mirë dhe më pas dy vajza erdhën në dhomë duke qarë dhe më thanë se lufta kishte filluar, nis rrëfimin e tij Grecin, i cili u arrestua në Dubai vitin e kaluar për organizimin e një xhirimi nudo”

“Vajzat në janë nga Ukraina dhe Rusia, por shkojnë mirë. Nuk kemi asnjë konflikt në bord. Shumë prej tyre më thanë se miqtë dhe familja e tyre u vranë në pushtim, thotë ai për Daily Star.

Teksa ai festonte 42-vjetorin me vajza jo më të mëdha se 23 vjeç, gruaja dhe djali i tij ndodheshin në Ukrainë. Ata arritën të dilnin pas pesë ditësh arratisje. Tani ata janë të sigurt diku në Evropë.