E kopjon Messin me festim, ylli i Everton e katandis dhe shndërrohet në objekt talljeje

Evertoni hyri në ndeshjen e tyre të mbrëmjes të së mërkurës në Carabao Cup kundër Lincoln si favorit të fortë, pavarësisht fillimit mediokër të skuadrës së Marco Silva në edicionin e sivjetëm të Premierligës.

Por jo gjithçka shkoi ashtu si u planifikua, me vendasit që befasuan duke kaluar në epërsi me të nisur loja.

Gjithsesi, Evertoni barazoi pak para përfundimit të pjesës së parë dhe arriti të kalonte në epërsi menjëherë gjatë gjysmës së dytë.

Por Lincoln sërish baraspeshoi gjithçka, mirëpo ata përballë kishin një skuadër që shpenzoi shumë, teksa Iwobi dhe Richarlison shënuan në fitoren 4-2 të ekipit të tyre.

Ylli brazilian festoi si i çmendur pas shënimit të golit të katërt, duke kopjuar edhe festimin e Leo Messit, por u shndërrua në objekt talljeje.

Kjo pasi përveç që i shënoi një ekipi që ka dhjetëfish buxhet më të vogël se Evertoni, ai gjithashtu nuk e mbajti si duhet fanellën, pasi pjesën e përparme e ktheu nga tifozët.

Në rrjetet sociale, filluan menjëherë të talleshin me anësorin e Evertonit, i cili do duhet ta harrojë sa më shpejtë këtë festim katastrofal.

loading…