Milot Rashica do t’i mungojë sonte Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Mungesa e tij është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Rashica kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.
Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.








