Një tjetër futbollist i Bundesligas gjermane bëhet dardan.

Fjala është për yllin e Hoffenheimit, Albian Hajdari që ka refuzuar Zvicrën për t’ju bashkuar Kosovës.

Lajmin që ai i është bashkuar dardanëve e ka konfirmuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Postimi i plotë:

“MIRË SE VJEN, ALBIAN HAJDARI! 🇽🇰💙⚽️

Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.

Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.

Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.

Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.

Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty! 🙌🔥🇽🇰“, ka shkruar Agim Ademi