E konfirmon edhe Di Marzio, punë e kryer – Rrahmani në Serie A

Amir Rrahmani është shumë afër trasnferimit te Hellas Verona.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është një hap larg transferimit te Hellas Verona.

Di Marzio e quan punë të kryer transferimin e Amirit në Serie A dhe thotë se futbollisti i Kosovës do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me Veronën.

“Po punohet në detajet e fundit me një kontratë prej katër vjetësh. Amir Rrahmani do të blihet përfundimisht nga Verona”, shkruan Di Marzio në faqen e tij zyrtare.

Rrahmani pritet të hedhë të bardhën mbi të zezë javën tjetër.

Për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit janë interesuar edhe Celtic dhe Standard Liege, por Verona e bindi lojtarin në shumë aspekte.