E konfirmon Dybala: Unë dhe e dashura ime kemi rezultuar pozitiv në coronavirus

Paulo Dybala ka konfirmuar se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv në analizat për coronavirusi.

Është raportuar që disa ditë se sulmuesi argjentinas është infektuar me virus, mirëpo nuk dëshiron të bëjë publike.

Në një postim në Intagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se së bashku me të dashurën janë prekur nga pandemia botërore.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë dhe Oriana kemi bërë teste për Covid-19 dhe kemi rezultuar pozitiv, Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar ai.

Tashmë lojtarët e Juventusit janë vetëizoluar e disa prej tyre kanë rezultuar edhe pozitiv e po largohen nga Italia.