Borussia Dortmund do të bëhet me trajner të ri dhe sot mund të prezantohet në “Iduna Park”.

Ai është kroati, Niko Kovac – i cili tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman deri në vitin 2026.

Këtë e konfirmuan edhe te Dortmundi. Pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve mbrëmë, drejtori Lars Ricken tha se kjo punë është kryer.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Niko Kovac. Ai do ta marr klubin të dielen”, u shpreh drejtori i BVB-së.

Kujtojmë që Niko do ta marr vendin e të shkarkuarit Nuri Sahin.

Niko ka qenë pjesë e skuadrave të njohura, duke përfshi këtu: Wolfsburgun, Monacon, Bayern Munchen, Eintrachtin e Frankfurtit dhe Kroacinë.

Lars Ricken bei @DAZN_DE: „Wir haben eine grundsätzliche Einigung mit Niko Kovac gefunden. Er wird die Mannschaft am Sonntag übernehmen.“#UCL #BVBSHK pic.twitter.com/r8VgGlw1Kq

— Borussia Dortmund (@BVB) January 29, 2025