Telashe për Ronald Koeman ende pa nisur mirë punën te Barcelona.
Mirale Pjanic ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas testeve të bëra. Lajmin e ka konfirmuar Barcelona në faqen zyrtare dhe natyrisht s’do të jetë pjesa e ekipit me 30 gusht, kur katalunasit të nisin përgatitjet për sezonin e ri.
Barça ndër të tjera konfirmoi se ai s’do të udhëtojë në Barcelonë për të paktën 15 ditë.
Pjanic, që këtë verë kaloi nga Juve te Barça, do të vet-izolohet derisa të kalojë gjithçka, për të udhëtuar më pas në Barcelonë, ku do ta veshë fanellën e katalunasve për 3 sezone.







