E kobshme: Pacientja 7 vjeçare që ndërroi jetë sot, familjare e trajnerit kosovar

Trajneri kosovar, Fidaim Haxhiu, mori një lajm të kobshëm sot.

Familjarja e tij, vogëlushja 7-vjeçare me inicialet T. H. ndërroi jetë gjatë një procedure diagnostike në një qendër private në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinance, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij të re.

Postimi i plotë dhe i pa redaktuar:

“Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, në të gjithë prisnim që me datë 11.08.2020 të ta festojmë ditëlindjen tende, e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe at nga dora e mjekut (…). Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkthelt fëmijët e tij, Tuanës sonë ja ndali frymarrjen në gjysmë, ajo priste te shkonte në shkollë ai sot nuk e lejoi këtë.

Do te mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesin dhe mosnjohuritë tua o doktorr i mjer. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njom, sytë e saj te shkruar asnjeherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare.

Zemra jonë e mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë ashtu do te duam ma rreshtu. Pullumbesha jon fli e qetë në parajsën e qetë, Allau i don engjujt ti kete afër vetes”.