Mbrojtësi anësor i Ajax Amsterdam, Nicolas Tagliafico e ka vendosur të ardhmen e tij.
Gjithsesi argjentinasi ka vendosur të qëndrojë edhe për një vit tek Ajax, pavarësisht interesimit nga shumë klube të mëdha të Europës.
Nicolas Tagliafico, mbrojtës i majtë fillimisht ishte në vëzhgimin e Real Madrid dhe Neëcastle United, por më pas Inter dhe së fundi Arsenal kanë hyrë në negociata për ta transferuar 26-vjeçarin.
“Unë dua t’iu them se do të qëndroj këtu edhe për një sezon” ka thënë Tagliafico në një video në ‘Twitter’.
“Shpresoj se do të jetë një vit i mirë. Sikur ky vit” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi argjentinas.
Gjithashtu një deklaratë për arritjen e marrëveshjes ka lëshuar edhe faqja zyrtare e Ajax, të cilët kanë thënë se kontrata e argjentinasit është deri në vitin 2022.
He just don't wanna leave you, fans! ??
Your mood in one GIF? ?
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 3, 2019







