sllovaku

E kërkojnë shumë klube, Spalletti tregon sa vlen Skriniar

Mbrojtësi sllovak vazhdon të shkëlqejë më fanellën e Interit.

Milan Skriniar, ishte ndër më të mirët në fushë për Interin në sfidën ndaj Barcelonës.Në përfundim të takimit, gazetarët e pyetën trajnerin Luciano Spalletti, për vlerën që ai do t’i jepte kartonit të sllovakut.

Spalletti dha një përgjigje e cila lë të kuptohet se sa e vlerëson ai futbollistin e tij. “100 milionë euro. Po të isha Barcelona do të paguaja 120 milionë e do thosha 20 milionëshi shtesë është bakshish, ndërsa po të isha Reali paguaja 100 milionë dhe do leja 40 milionë bakshish”, tha trajneri i Interit. Zi-kaltrit deri më tani kanë refuzuar disa oferta për mbrojtësin sllovak.