E kaluara kriminale e djalit hajn të policit që u vra duke kryer grabitje të armatosur në Shtime

Fehmi Gashi, i vrarë parmbrëmë gjatë një grabitje në shtëpinë e një mërgimtari në Shtime, siç merret vesh është i biri i B. F., zyrtar në Policinë e Kosovës. Ai ka pasur një të kaluar kriminale, me mbi 40 vepra penale.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Sipas tij Fehmi Gashi nga Prishtina që ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes në Shtime ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë.

Ai kishte kryer 41 vepra penale, 90 për qind e të cilave kishin të bënin me lëndë narkotike.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës disa persona dyshohet se ia kishin mësyrë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime për grabitje.

Njëri nga ta mbeti i vdekur, ndërsa të tjerët u arratisen. I plagosur mbeti edhe pronari i shtëpisë.

Ai u plagosë në këmbë dhe sipas familjarëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me vdekjen e tij deri me tani është ndaluar A.Ndrecaj dhe N.Ndrecaj dhe sot ndaj tyre prokuroria ka kërkuar paraburgim.

loading…