Sot, në Repartin e Endoskopisë Kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar një intervenim kirurgjik, ku mjekët ia kanë hequr një pacientit një tumor me përmasa të mëdha, i shfaqur në zorrën e trashë, njofton QKUK në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Në Repartin e Endoskopisë Kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët ia kanë hequr një pacientit një tumor me përmasa të mëdha, i shfaqur në zorrën e trashë.Intervenimi është bërë me endoskop, pa hapje kirurgjike.Për shkak të mundësisë së komplikimeve, atë nuk ka pranuar ta operoj asnjëri nga spitalet private. Sipas mjekëve, pacienti është liruar në shtëpi tri ditë pas operimit, me një gjendje stabile shëndetësore.