Shqiptarët më të bashkuar se kurrë më parë, kanë dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Nisma e organizuar nga Arbër Hajdari dhe Mozzik në kuadër të “Fundjavë ndryshe”, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm.
Për më pak se 24 orë, shqiptarët vullnetmirë kanë dhuruar afër 1 milion dollarë, për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Më saktësisht në “GoFundMe” janë grumbulluar 999 mijë e 635 dollarë.








