1998
E jashtëzakonshme: Ky ishte 5 vjeçari nga Belegu i Deçanit që bëri roje me ushtarët e UÇK-së (FOTO)
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mishërim i një luftë të gjatë dhe të rëndë për çlirim dhe pavarësia.
Dalja në skenë e UÇK-së kishte mobilizuar popullin në zona të ndryshme të vendit, veçanerisht në Dukagjin.
Në këtë rajon, të gjithë fshatrat ishin rreshtuar krah UÇK-së, kishte mosha të ndryshme që veshën uniformën e krenarisë.
Mirëpo, një ushtar mbetet i veçantë. Bëhet fjalë për Erblin Riza Kilaj nga fshati Beleg i Deçanit.
Ai në në vitin 1998, me nisjen e luftës në Dukagjin, ishte vetëm pesë vjeçar, shkruan Ballkani.info.
“Me besoni vllazën, qeky osht Erblin Riza Kilaj, i lindur më 1993. Gjatë vitit 1998 ka bo roje me shumë burra të Belegut”, thotë Xhavit Vishaj, ish ushtar i UÇK-së, tash i FSK-së.
Në fotografi, Erblini shihet me kallashnikov në duar dhe i buzëqeshur. /Ballkani.info/