E incizoi një rast të kanosjes gjatë raportimit, prokurori e fton gazetarin të përgjigjet pse incizoi pa autorizim

Gazetari Mentor Gjergjaj, në vitin 2018 sa ishte duke punuar si gazetar ka qenë cak i një kanosjeje në Gjakovë.

Ai ka njoftuar se tri vjet pasi kishte ndodhur kjo kanosje, ai e kishte raportuar rastin në Polici, duke e dorëzuar një inicizim audio nga vendi i ngjarjes, të cilin nuk e ka publikuar asnjëherë.

Gjergjaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është ftuar që të intervistohet nga një hetues i Policisë së Gjakovësm për rastin ‘incizim pa autorizim.

“Ndërsa incizimin audio, nuk e kam publikuar asnjëherë. Vetëm e kam dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, si dëshmi për kanosjen e asaj dite ndaj meje dhe të ekipit të medias, nga një familjar i viktimës – gjegjësisht dhëndri i familjes, shtetas shqiptar.

Tre vjet pas, dje, 11 minuta pas orarit zyrtarë të punës (16:11), kamë marrë një telefonatë nga një hetues i policisë në Gjakovë. Nëse mendoni se është për kanosjen, gaboni shumë, sikur gabova unë dje kur polici ma përmendi datën 3 maj 2018.

Ama, jo. Unë u thirra për intervistim, fillimisht i paraparë për me ndodhë sot, në ditë pushimi – e shtune, si i dyshuar, me urdhrin e një prokurori të Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Për çka? Për gjoja incizim pa autorizim, derisa unë kam qenë duke e kryer punën time si gazetar, në një skenë të dyshuar krimi, në shërbim të interesit publik dhe raportimit për një vdekje të dyshimtë, që çalojë në sulm ndaj gazetarëve dhe lirisë së shtypit – në ditën kur shënohet botërisht kjo e drejtë universale”, ka shkruar Gjergjaj në Facebook.

Ai shtoi se e informoi hetuesin se nuk mund të shkojë sot për intervisitim, ndërsa thotë se u paralajmërua se mund të dërgohet për intervistim me dhunë.

“Hetuesin që me telefonoi dje, që duhet ta pranoj që pati sjellje korrekte, e njoftova se nuk mund të paraqitem sot për intervistim. Mbet të ndodhë të martën. E u paralajmërova se mund të dërgohem me dhunë për intervistim, nga Policia, nëse nuk i bindem urdhëresës së një prokurori që qenka vënë në përndjekjen time për shkakun se kam qenë duke e kryer punën time si gazetar.

Kjo edhe mund të ndodhë, por grupet kriminale, për të cilat kam folur së fundi në disa reagime të mija, por edhe raportuar disa herë për të bëmat e tyre në të kaluarën – një pjesë e tyre me origjinë nga Gjakova, që tash aty e paskan gjetur një prokuror, që me vetëdije apo pa, po u kryen shërbim atyre, nuk do të më frikësojnë e as nuk do të mund ta ndalin punën dhe misionin tim si gazetar dhe në shërbim të kultivimit dhe mbrojtjes së lirisë së shtypit, fjalës së lirë, dhe informimit të publikut për çkado që mund të jetë në interes të tyre”, shkroi Gjergjaj.

Ai thotë se për të gjitha këto do ta njoftojë AGK-në dhe organizatat e tjera që i mbrojnë gazetarët.

”Për përpjekjen në fjalë do t’i njoftoj edhe AGK-në dhe organizatat tjera që mbrojnë gazetarët. Gjithashtu do tu drejtohem edhe institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare, që mund ta parandalojnë këtë përpjekje të rrezikshme ndaj meje dhe gazetarëve në përgjithësi. Sikurse, publikisht e ftojë Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Prokurorinë e Shtetit dhe Zyren e Kryeprokurorit që ta sqarojë këtë rast dhe përndjekje ndaj meje që po provohet të ndodhë”.

Postimi i plotë i Gjergjajt:

Po get, Prokuroria e Shtetit e ka qit synim, që medoemos, këtë vit me e ndjek penalisht apo me e arrestu naj gazetar.

Më 3 maj 2018, kam qenë gazetar i deskut të Gazetës Express, kur në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, bashkë me dy kolegë tjerë në teren, kemi qenë cak i një kanosje, nga një shtetas shqiptar, në Gjakovë.

Atë ditë, po raportoja nga ky qytet për vdekjen e dyshimtë të një 59-vjecari, i cili ishte gjetur i vdekur, pas dy muajsh, i varur në litarë brenda një dyqani në Çarshinë e Vjetër të këtij qyteti. Trupi i tij ishte gjetur i dekompozuar.

Derisa si gazetar po raportoja për këtë ngjarje të rëndë, që u mbyll si vetëvrasje, atë ditë unë kamë bërë dy incizime. Një me fotografi dhe një audio.

Fotoja është publikuar po atë ditë në Express, si pjesë e artikullit “Burri që vari veten në Gjakovë, i zhytur në borxhe, kërkoi që të mos i hapet e pamja” (http://web.archive.org/…/burri-qe-vari-veten-ne-gjakove…).

Ndërsa incizimin audio, nuk e kam publikuar asnjëherë. Vetëm e kam dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, si dëshmi për kanosjen e asaj dite ndaj meje dhe të ekipit të medias, nga një familjar i viktimës – gjegjësisht dhëndri i familjes, shtetas shqiptar.

Tre vjet pas, dje, 11 minuta pas orarit zyrtarë të punës (16:11), kamë marrë një telefonatë nga një hetues i policisë në Gjakovë. Nëse mendoni se është për kanosjen, gaboni shumë, sikur gabova unë dje kur polici ma përmendi datën 3 maj 2018.

Ama, jo. Unë u thirra për intervistim, fillimisht i paraparë për me ndodhë sot, në ditë pushimi – e shtune, si i dyshuar, me urdhrin e një prokurori të Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Për çka? Për gjoja incizim pa autorizim, derisa unë kam qenë duke e kryer punën time si gazetar, në një skenë të dyshuar krimi, në shërbim të interesit publik dhe raportimit për një vdekje të dyshimtë, që çalojë në sulm ndaj gazetarëve dhe lirisë së shtypit – në ditën kur shënohet botërisht kjo e drejtë universale.

E njëjta prokurori kurrë, deri më sot, nuk më ka njoftuar se çka ka ndodhë me rastin e kanosjes sime dhe të ekipit atë ditë, kur një tip nga Shqipëria na ka ndjek për me na rreh dajak, derisa po realizonim artikullin.

E çuditshme është se çka o ka heton kjo prokurori ndaj meje. Në vend se me e zbardhë kanosjen ndaj ekipit të gazetarëve, po përdorin si presion dhe formë intimidimi e frikësimi, duke shpikë një hetim ndaj meje për incizim të pa autorizuar.

Nëse është fjala për fotografinë që është publiku atë ditë në Express, prokurori të paktën është dashtë me e ditë që me 3 maj 2018, dyqani është ka dalë në ballinën e gazetës nuk ka qenë një lokal thjesht i braktisur në Çarshinë e Gjakovës, por ka qenë një skenë e dyshuar krimi – e rrethuar me shirita policor.

E nëse është fjala për audio-incizimin, atëherë kemi dyfish problem këtu. Ai incizimin e as pjesë të shkëputura nga aty nuk është bërë publike kurrë, as në Express as askund tjetër. Përveç në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, që unë personalisht ia kam dorëzuar një prokurori si dëshmi, siç parashihet me legjislacionin në fuqi, për kanosjen ndaj meje dhe ekipit të gazetës, atë ditë, nga një shtetas shqiptar. Bashkë me incizimin, kam dorëzuar edhe emrat e dy dëshmitarëve të rastit që sot e kësaj ditë s’janë thirrur kurrë për intervistim.

Kjo është e rrezikshme për mua si gazetar, dhe natyrisht shqetësuese si avokues i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe në mbrojtje të gazetarëve.

Shtoja këtu se kam dyshime të mëdha për motivin e këtij kërcënimi me ndjekje penale ndaj meje nga një Prokuror i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për shkak të punës sime si gazetar.

Fatkeqësisht, rasti jem është i dyti rast i ngjashëm, ku brenda pak javësh Prokuroria e Shtetit po provon t’i intimidojë gazetarët përmes kërcënimit me ndjekje penale, për kryerjen e misionit të tyre.

Hetuesin që me telefonoi dje, që duhet ta pranoj që pati sjellje korrekte, e njoftova se nuk mund të paraqitem sot për intervistim. Mbet të ndodhë të martën. E u paralajmërova se mund të dërgohem me dhunë për intervistim, nga Policia, nëse nuk i bindem urdhëresës së një prokurori që qenka vënë në përndjekjen time për shkakun se kam qenë duke e kryer punën time si gazetar.

Kjo edhe mund të ndodhë, por grupet kriminale, për të cilat kam folur së fundi në disa reagime të mija, por edhe raportuar disa herë për të bëmat e tyre në të kaluarën – një pjesë e tyre me origjinë nga Gjakova, që tash aty e paskan gjetur një prokuror, që me vetëdije apo pa, po u kryen shërbim atyre, nuk do të më frikësojnë e as nuk do të mund ta ndalin punën dhe misionin tim si gazetar dhe në shërbim të kultivimit dhe mbrojtjes së lirisë së shtypit, fjalës së lirë, dhe informimit të publikut për çkado që mund të jetë në interes të tyre.

Për përpjekjen në fjalë do t’i njoftoj edhe AGK-në dhe organizatat tjera që mbrojnë gazetarët. Gjithashtu do tu drejtohem edhe institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare, që mund ta parandalojnë këtë përpjekje të rrezikshme ndaj meje dhe gazetarëve në përgjithësi. Sikurse, publikisht e ftojë Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Prokurorinë e Shtetit dhe Zyren e Kryeprokurorit që ta sqarojë këtë rast dhe përndjekje ndaj meje që po provohet të ndodhë.

Natyrisht, i bindur në mbështetjen e kolegëve gazetarë, në mbrojtjen e punës tonë fisnike, kushdo nga organet ligjzbatuese që dëshiron të flas me mua, për çdo ditë pune mund të më gjejë në zyrën time tani në gazetën online Reporteri.net, duke kryer punën time si gazetar, punë për të cilën na mbrojnë edhe ligjet në fuqi.