E humbi kontrollin mbi veturë, vdes një person në rrugën Pejë-Prishtinë

Një vetaksident ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Parku i Biznesit.

Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturë personi e ka humbur jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk ka informacione të detajuara nga zyra e informimit në PK.