Ish-futbollisti i Benficas, Minervino Pietra, ka vdekur të enjten në moshën 70-vjeçare

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat portugeze, ndërsa ish-klubet e tij, Benfica dhe Beleneses i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Pietro luajti për Benfikën nga viti 1976 deri në vitin 1987 dhe gjatë asaj kohe ai ishte katër herë kampion kombëtar, fitoi pesë Kupa dhe dy Superkupa.

Gjithashtu, Jorge Jesus ishte ndihmës trajner i këtij klubi dhe Benfica deklaroi se ishte larguar një njeri me lidhje historike me klubin.