QKUK

E gëlltiti gjatë ndërhyrjes stomatologjike, mjekët në QKUK ia heqin pacientes kurorën e dhëmbit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot një pacientes nga Gjakova i është hequr një kurorë dhëmbësh, pasi gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, e kishte aspiruar.

Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën

Njoftimi i plotë:

Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar  një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën.