E fundit: Ylli i Barcelonës shkëput kontratën me katalunasit

Operacioni “Fshesa” po vazhdon në Barcelonë. Pas Ivan Rakiticit, do të largohet edhe një futbollist tjetër.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, Barcelona ka shkëputur kontratën me mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Vidali pritet që sot t’i jap lamtumirën Barcelonës dhe të transferohet në Inter.

Mediat italiane shkruajnë se ai ka arritur një marrëveshje 2 vjeçare me ekipin e Inter. Paga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.