Një incident i ndodhi ish-lojtarit të Arsenalit i cili e çoi prapa grilave.
Nicklas Bendtner do t’i kalojë 50 ditë në burg pas shpalljes fajtor për goditjen e një shoferi taksie, edhe pse ai pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje.
Ish sulmuesi i Arsenalit do t’i kalojë 50 ditë prapa grillave.
Reprezentuesi danez është shpallur fajtor për goditje ndaj një shoferi taksie në Kopenhagë.
Bendtner edhe pse ka apeluar vendimin e shkallës së parë, ai nuk ka arritur të bind me ankesën e tij me pretendimin se ka vepruar në vetëmbrojtje.
Ende nuk dihet se kur do të fillojë të ekzekutohet ky dënim.







