E duan Real Madridi dhe Man City – deklarohet agjenti i Alphonso Davies

Agjenti i Alphonso Davies pranon se ka interesim për mbrojtësin anësor të Bayern Munichut.

Reprezentuesi kanadez është një objektiv i verës për Manchester Cityn dhe Real Madridin.

Agjenti Nick Huoseh ka zbuluar se e ardhmja e Davies do të diskutohet me Bayernin kur të përfundojë sezoni.

“Disa klube janë të interesuara, por ende nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete”, ka deklaruar ai për TSN.

“Alphonso ka ende dy vite në kontratën e tij me Bayernin dhe klubi shpreson të rinovojë kontratën e tij”.

“Do të ulemi të diskutojmë në fund të sezonit dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë më tej”, ka shtuar më tej Huoseh.

Real Madridi ka kohë që po e kërkon transferimin e Davies, ndërsa Manchester City nuk e ka problem të paguajë shumën që do ta kërkojnë Bavarezët.