Sulmuesi

”E duam Pogban shumë, por ai nuk do të rikthehet te ne”

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici konfirmon se klubi e do Paul Pogban shumë, por e ka refuzuar rikthimin e tij nga Manchester United.

Mesfushori francez besohet se është i pakënaqur në ”Old Trafford” dhe ka qenë i lidhur me një rikthim në Juventus.

 

 

”Ne e duam atë mjaft shumë”, konfirmoi Paratici, transmeton IndeksOnline.

”Jemi të lidhur me të, por kurrë nuk kemi menduar për rikthimin e tij dhe nuk do të mendojmë”.

”Sergej Milinkovic-Savic? Ai është lojtar i madh, por kurrë nuk kemi folur me të apo me Lazion”.

Paratici e ka marrë përgjegjësinë e klubit pasi drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta do të largohet më 25 tetor.