“E dhimbshme ta shikosh Unitedin nën menaxhimin e Mourinhos”

Fillimi i këtij stinori ka qenë i dhimbshëm për ta shikuar nën menaxhimin e Jose Mourinhos sipas ish-sulmuesit të klubit anglez, Dimitar Berbatov.

Pas humbjes nga West Hami në Premierligë javën e shkuar, Manchester Unitedi nuk arriti të fitoj kundër Valencias të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi barazoi pa gola në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

“Nuk shkoj në Old Trafford më” tha Berbatovi.

“Nuk e vizitoj qendrën stërvitore, nuk flas me trajnerin ose me lojtarët, por me shikim nga jashtë, nuk është aspak mirë se si po performojnë ata”.

“Si një ish-lojtar është e dhimbshme sepse ti dëshiron që ekipi të fitojë gjithmonë”.

Bullgari sa ishte pjesë e klubit i shënoi 56 gola gjatë katër stinoreve në Old Trafford nën menaxhimin e Sir Alex Fergusonit, duke e ndihmuar skuadrën që ta fitojë Premierligën dy herë.