E dhimbshme/ Një tjetër shtatzënë, vetëm 24 vjeç, humb jetën nga Covid 19…

Një tjetër shtatzanë nuk i ka mbijetuar luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. News 24 raporton se ka humbur jetën një 24-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.

Disa javë më parë, mjekët në spitalin Infektiv ku Xheni Kaba ishte shtruar, kanë bërë lindje të parakohshme duke sjellë në jetë fëmijën.

Gjendja e 24-vjeçares ishte perkeqesuar dhe ajo ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar, ku edhe ka nderruar jete diten e sotme.

Kujtojmë që një ditë më parë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv edhe një grua 34 vjeçare e cila ishte 4-muajshe shtatzënë.

Burimi: Panorama