Ibiza

E dhimbshme! Momenti kur turisti britanik rrëzohet nga shkëmbi 30 metra i lartë VIDEO

Me lehtësimin e masave kufizuese të COVID-19, mijëra turistë nëpër botë kanë nisur pushimet e tyre.

Shumë prej britanikëve, kanë zgjedhur si destinacionin e tyre të preferuar Spanjën, me Ibizian në krye të listës. Mirëpo pikërisht në këtë vend është shënuar një incident.

Një turist britanik, i cili ndodhej mbi një shkëmb 30 metra të lartë, në tentativë për t’u hedhur në det, është lënduar.

Sipas dëshmitarëve, burri ka humbur ekuilibrin dhe si rrjedhojë ka pësuar thyerje të disa kockave si edhe i është dëmtuar shtylla kurrizore.

Ndërkohë pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë larguar pushuesit nga vendi i rrezikshëm.